Pirlo, mbret i goditjeve të lira

Pas duartrokitjeve që mori në Santiago Bernabeu në ndeshjen kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo ka fituar një tjetër mirënjohje të rëndësishme. Ylli italian realizoi një gol të bukur nga goditja e lirë në fitoren 4-0 kundër Catanias të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 10-të në Serie…

Sport

31/10/2013 13:15

Pas duartrokitjeve që mori në Santiago Bernabeu në ndeshjen kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo ka fituar një tjetër mirënjohje të rëndësishme.

Ylli italian realizoi një gol të bukur nga goditja e lirë në fitoren 4-0 kundër Catanias të mërkurën mbrëma në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.

Gjithçka e zakonshme? Jo edhe aq, për faktin se me këtë shënim Pirlo arriti në kuotën e 23 golave në Serie A nga goditjet e lira, duke tejkaluar legjendën e Bianconerëve, Alessandro Del Piero, dhe ka pesë gola më pak se lideri në këtë kategori, Sinisa Mihajlovic, me 28.

Në total, goli kundër Catanias, ishte i 39-ti i Pirlos nga goditja e lirë, i teti me fanellën e Juventusit. Por, sa i përket Kampionatit italian, Pirlo tejkaloi Del Pieron në pozitën e dytë dhe tani është në ndjekje të ish mesfushorit serb.

Pas tyre vijnë Roberto Baggio e Gianfranco Zola me 20, Diego Maradona, Francesco Totti (14), Michel Platini, Chiesa dhe Alvaro Recoba (13).