Pirlo: Juventusi duhet të frikësohet nga Roma

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo ka thënë se skuadra e tij duhet t’ia ketë frikën, Romës e cila konsiderohet si njëra ndër favoritët kryesor për të fituar Serie A.

Sport

08/09/2014 13:23

Pirlo ka thënë se Roma do të jetë rivali kryesor i skuadrës së tij gjatë këtij sezoni të ri të Serie A.

“Në Serie A, Roma është skuadra nga e cila duhet të kemi frikë më shumë, tha Pirlo për reporterët, para se të diskutojë ambiciet e Juves në Ligën e Kampioëve.

“Këtë sezon ne duhet të bëjmë më mirë në Ligën e Kampionëve”.

“Mendoj se kemi një mundësi shumë të mirë për të kaluar fazën grupore. Ne dëshirojmë ta bëjmë këtë gjë”, përfundoi mesfushori Italian.