Pirlo i artë

Andrea Pirlo e meriton ta fitojë Topin e Artë 2013, sipas trajnerit të Juventusit, Antonio Conte. 34-vjeçari inspiroi Bianconerët drejt Scudettos së dytë të njëpasnjëshëm edicionin e kaluar dhe vazhdon të jetë një prej futbollistëve kryesor në skuadër, dhe Kombëtaren italiane. Edhe pse Franck Ribery, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo konsiderohen favoritë për ta fituar…

Sport

30/10/2013 19:50

Andrea Pirlo e meriton ta fitojë Topin e Artë 2013, sipas trajnerit të Juventusit, Antonio Conte. 34-vjeçari inspiroi Bianconerët drejt Scudettos së dytë të njëpasnjëshëm edicionin e kaluar dhe vazhdon të jetë një prej futbollistëve kryesor në skuadër, dhe Kombëtaren italiane.

Edhe pse Franck Ribery, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo konsiderohen favoritë për ta fituar çmimin, Conte do ta shpallte fitues Pirlon.

“Për mua, nëse ekziston një fitues i Topit të Artë atëherë ai do të ishte Pirlo”, deklaroi Conte për Gazzetta dello Sport.

“E di se është e vështirë të ndodh me futbollistë si Messi, Ronaldo, Ribery dhe Ibrahimovic në garë, por ai e meriton atë. Do të ishte mirë ta shohim atë si fitues”, përfundoi strategu i Bianconerëve i cili e kërkoi transferimin e Pirlos nga Milan, menjëherë pasi mori drejtimin e gjigantit torinez në verën e vitit 2011.