Pirlo flet për dy problemet e mëdha të Interit

Andrea Pirlo ka komentuar eliminimin e Interit nga Liga e Kampionëve, duke thënë se ‘Zikaltërit’ kanë dy probleme serioze.

Sport

12/12/2018 11:50

Inter nuk kanë arritur të marrin më shumë se një barazim në ‘San Siro’ përballë PSV, për t’u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Sipas ish reprezentuesit italian, Andrea Pirlo, Interi ka dy probleme serioze.

“Problemi tani është Perisic, që qartësisht është jashtë forme”, ka deklaruar Pirlo, përcjell ‘lajmi.net’.

“Problemi tjetër është Nainggolan, një blerje kyçe që është ‘zhdukur’. Nuk mund t’i humbasësh dy lojtarë si ata dy”./Lajmi.net/