Pirja e qumështit gjatë shtatzënisë krijon mangësi hekuri tek foshnja

Gratë shtatzëna që pijnë shumë qumësht i vënë foshnjet e tyre në rrezik nga të pasurit mangësi hekuri gjatë një faze të rëndësishme të zhvillimit, thonë studiuesit nga Zelanda e Re.

Lifestyle

13/09/2014 18:36

Hekuri është thelbësor për zhvillimin e shëndetshëm të trurit, dhe një mangësi e hekurit në foshnje ende në zhvillim, ku truri zhvillohet me shpejtësi, është i lidhur ngushtë me funksione të rëndësishme në tru.

Mangësia e hekurit është e lidhur me funksione të rëndësishme në tru, si të sjelljes, mësimit, raportoi Xinhua duke cituar një studim nga Universiteti Auckland, transmeton Lajmi.net.

Studimi gjeti se 7% e të sapolindurve në Zelandën e Re kishin mangësi të hekurit dhe e se ato foshnje që kishin mangësi të hekurit ishin si rezultat i pirjes së shumtë të qumështit nga nënat e tyre, të cilat kishin pirë gjatë shtatzënisë.

“Përderisa qumështi është një burim i rëndësishëm i kalciumit, ai është një burim i varfër i hekurit. Qumështi është gjithashtu shumë ngopës dhe kështu mund të zvogëlojë oreksin për ushqime të tilla që kanë burime të mira të hekurit”, tha pediatri Cameron Grant në një deklaratë, transmeton Lajmi.net.

“Gratë shtatzëna me mangësi të hekurit janë më të prirura për të pasur lindje të parakohshme ose të lindin foshnje me peshë të ulët të lindjes. Ato janë gjithashtu me më shumë gjasa që të krijojnë mangësi të hekurit pastaj edhe kur i japin gji foshnjës”, shtoi ai.

Mangësia e hekurit është mikroushqimi më i zakonshëm në mbarë botën, me gratë shtatzëna dhe fëmijët e moshës nën pesë vjeç që janë më në rrezik nga kjo.

Andaj, gjatë shtatzënisë konsumoni më shumë ushqime të pasura edhe me hekur.