Pirja e duhanit gjatë shtatzënisë rrezikon që foshnjet të lindin me çrregullime neuropsikiatrike

Përveç që ndikon në shumë mënyra negativisht në zhvillimin e foshnjes, studimi i fundit pohon se pirja e duhanit ndikon që fëmijët të lindin me probleme të natyrës së tillë.

Lifestyle

09/09/2016 01:18

Lindja me peshë të vogël dhe lindja e parakohshme ishin disa nga problemet më të mëdha që shkaktohen nga pirja e duhanit gjatë shtatzënisë.

Përveç tyre, studiuesit kanë gjetur se pirja e duhanit gjatë shtatzënisë përcjellë edhe pasoja të mëvonshme siç janë problemet neuropsikiatrike tek fëmijët.

Nëse nëna është konsumuese e duhanit edhe gjatë shtatzënisë (10 cigare e më tepër në ditë), atëherë rreziku që fëmija të lind me probleme neuropsikiatrike rritet në 66%, transmeton lajmi.net

“Studimi ynë tregon se pirja e duhanit gjatë shtatzënisë përveç problemeve të tjera që janë ditur më parë, shkakton edhe çrregullime psiqike të lehta dhe deri tek ato kronike, të parikuperueshme”, shprehen studiuesit.

Pirja e duhanit tek prindërit gjithashtu paraqet rrezik për sjelljet e mëvonshme të fëmijës. Është e ditur se fëmijët të cilët në moshën e tyre të hershme të zhvillimit ekspozohen ndaj duhanit, alkoolit ose substancave narkotike, rrezikojnë shumë të jenë përdorues në të ardhmen.

Studiuesit gjithashtu janë duke kryer studime për ndikimet që mund të kenë në shtatzëni kushtet sociale, kafeja, alkooli, drogat si dhe pirja e duhanit nga partneri./lajmi.net