‘Piratët e Karaibeve’ pushtojnë sallat e kinemave – Lajmi.net
‘Piratët e Karaibeve’ pushtojnë sallat e kinemave
Autori: Lajmi.net CinemaEntertainmentKulturë/Arte 14:17, 27 May 2017
Të vdekurit nuk tregojnë përalla”, me përjashtim të rasteve kur bëhet fjalë për piratë që kërkojnë thesare mitike në thellësitë e pamata të detit, në episodin e pestë të “Piratët e Karaibeve” të “Disney”-t.

“Piratët e Karaibeve: Të vdekurit nuk tregojnë përralla” del në kinematë e botës duke filluar që nga kjo fundjavë, me Johny Depp që rikthehet me rolin e piratit grindavec, kapitenit Jack Sparrow, në një tjetër aventurë në mes të detit.

Depp, që ka pasur një vit të vështirë – kjo për shkak të divorcit nga bashkëshortja Amber Heard, por edhe pretendimeve dhe kundërpretendimeve për sjelljen e tij dhe stilin luksoz të jetesës, – nuk ka pranuar të japë intervista para shfaqjes së filmit, në Los Angeles.

Por pjesa tjetër e stafit, përfshirë aktorët dhe producentin e filmit, thonë se Depp është thelbi i serisë dhe, për sa kohë që ai do të jetë në bord, saga e “Piratëve të Karaibeve” nuk do të ketë fund të paracaktuar.

“Për sa kohë që audienca do të na shohë, ne do të jemi aty. Për sa kohë që Jonny Depp do të jetë pjesë e filmit dhe ‘Disney’ do ta financojë, do të kemi rikthime të tjera”, tha producenti Jerry Bruckheimer.

Seria e filmave ka mbledhur 3.7 miliardë dollarë që nga filmi i parë në vitin 2003, pavarësisht kritikave. “Të vdekurit nuk tregojnë përralla” pritet të mbledhë rreth 80 milionë dollarë në Amerikën e Veriut këtë fundjavë./TCH

Fjalët kyçe: kinema, Piratet e Karaiveve

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Supercar Showdown
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Berry Rush