‘Pirates of the Caribbean 5’ në verën e 2017

Pjesa e pestë e serisë së filmave shumë të suksesshëm me Johnny Depp ‘Pirates of the Caribbean’ është vendosur të lansohet në vitin 2017.

ShowBiz

23/07/2014 22:32

Gjashtë vite pas ‘Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides’ do të kemi pjesën e pestë të filmave.

‘Pirates of the Caribbean: Dead man tell no tales’ do të rikthejë Johnny Depp si Kapiten Jack Sparrow më 7 korrik 2017.

Pjesa e pestë është dashur të lansohet në verën e vitit 2015, por Disney dhe producentët kanë vendosur ta shtyjnë në mënyrë që të punohet ende me skenarin.

Filmi i fundit i ‘Piratëve’ ka mbledhur plotë 1.04 miliardë dollarë dhe ka bërë që gjithë seria të bëjë 3.7 miliardë $ nga shitja e biletave.