Pique zbulon se çfarë i ka thënë Neymarit pas interesimit nga PSG

Gerard Pique ka këshilluar Neymarin që ta refuzojë interesimin nga Paris Saint-Germain.

Sport

26/07/2017 07:09

Gerard Pique ka bërë të ditur se ka këshilluar Neymarin që ta refuzojë interesimin nga Paris Saint-Germain dhe të mbetet në Barcelonë.

“Me gjithë respektin tim, nuk është njësoj”, deklaroi Pique në një konferencë për media.

“I kam thënë të mos shkojë në Paris, mos të largohet nga La Liga sepse këtu mund të luajë për të gjitha dhe titujt kryesor që është Liga e Kampionëve”, shtoi ai, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse nuk fiton, pa dyshim se nuk do t’i marrësh mirënjohjet që i meriton”, theksoi Pique. /Lajmi.net/