Pique: S’jam në mesin e tre mbrojtësve më të mirë

Gerard Pique e pranon se nuk është në mesin e tre mbrojtësve më të mirë në botë. Futbollisti i Barcelonës është i bindur se do të rikthehet në nivelet e dikurshme.

Sport

01/08/2014 00:36

Yll i Barcelonës, Gerard Pique thotë se nuk e konsideron veten në mesin e tre mbrojtësve më të mirë në botë.

Përfaqësuesi spanjoll dështoi ta ndihmonte gjigantin katalunas por edhe përfaqësuesen spanjolle të arrijnë suksese në kompeticionet përkatëse, duke e kaluar një sezon dështues.

“Për momentin, nuk jam as në mesin e tre mbrojtësve më të mirë në botë. E di se, të luash në Barcelonë duhet të jem ndër tre më të mirët në botë. Unë e di po ashtu se do ta rikthej formën dhe do ta bëj këtë”, vazhdoi ai.

“Por, nëse nuk mund t’i arrij nivelet më të larta, jam i pari që do t’i ngris duart lart dhe të them unë nuk mundem. Jam i sigurt se Luis Enrique do më ndihmojë për t’u ngritur në nivelet që isha më parë”, shtoi përfaqësuesi spanjoll.

“Sezoni i fundit ishte dështim. Barcelona e fitoi vetëm Superkupën e Spanjës. Ne dështuam në Copa del Rey dhe në ligë përfunduam mjaft keq. Por, ne e dimë se nëse duam të përmirësohemi, duhet të jemi afër trofeve, me një vendosmëri dhe punë të madhe”, përfundoi Pique.