Pique shuan zërat për ndarje me këtë foto

Këngëtarja Shakira dhe bashkëshorti i saj Gerard Pique kanë rënë pre e thashethemeve për një ndarje mes tyre ditët e fundit.

ShowBiz

04/06/2018 16:06

U përfol se çifti i kanë dhënë fund lidhjes, por përmes një dedikimi në Instagram, Pique u ka mbyllur gojën të gjithëve.Pique ishte i pranishëm së fundi në provat e këngëtares për turne.

Në një video që ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram me të cilën falënderon fansat për përkrahjen, bashkëshorti i bëri komentin më të bukur.“Ia dolëm. U ndjeva sikur performova për herë të parë”, shkruan Shakira. “E meriton kaq shumë. Të dua”, ishte komenti që Pique la  në videon e Shakirës.lapsi