Pique: Ronaldo është djalosh

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique insiston se imazhi publik i Cristiano Ronaldos nuk korrespondon me atë se si është futbollisti i Real Madridit në jetën reale. Përfaqësuesi portugez është kritikuar shpesh për arrogancën e tij në fushën e blertë, ndërsa mbrojtësi spanjoll thotë se CR7 është një djalosh i shoqërueshëm jashtë fushës. “Ai ka qenë…

Sport

04/03/2014 16:59

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique insiston se imazhi publik i Cristiano Ronaldos nuk korrespondon me atë se si është futbollisti i Real Madridit në jetën reale.

Përfaqësuesi portugez është kritikuar shpesh për arrogancën e tij në fushën e blertë, ndërsa mbrojtësi spanjoll thotë se CR7 është një djalosh i shoqërueshëm jashtë fushës.

“Ai ka qenë më shumë se që duhet i sinqertë, kur ka thënë se njerëzit janë xhelozë tek ai, sepse është i pashëm, i pasur dhe lojtar i madh”, ka thënë Pique për të përditshmen spanjolle, Marca.

“Unë e njoh mjaft mirë dhe ai është një djalë i shoqërueshëm. Imazhi i tij publik nuk korrespondon me atë se si është në jetën reale”, vazhdoi ish futbollisti i Manchester Unitedit, që ishte bashkëlojtar me portugezin në periudhën 2004-08 në ‘Old Trafford.

Pique e la Unitedin për Barcelonë në verën e vitit 2008, ndërsa Ronaldo e ndoqi rrugën e tij pas një viti, duke iu bashkuar Real Madridit. Ata kanë marrëdhënie të mira, përkundër faktit se janë kundërshtarë në nivelin e klubeve.