Pique: Ronaldo duhet ndalur së ankuari

Gerard Pique e ka kritikuar Cristiano Ronaldon, i cili u mor me referin pas ndeshjes, duke konsideruar se ky i fundit ndikoi në humbjen e Real Madridit nga Barcelona me rezultat 4:3, në El Clasicon e luajtur mbrëmë në Santiago Bernabeu. Referi Undiano Mallenco e luajti rolin e liderit, duke dhënë tri penallti gjatë ndeshjes,…

Sport

24/03/2014 11:40

Gerard Pique e ka kritikuar Cristiano Ronaldon, i cili u mor me referin pas ndeshjes, duke konsideruar se ky i fundit ndikoi në humbjen e Real Madridit nga Barcelona me rezultat 4:3, në El Clasicon e luajtur mbrëmë në Santiago Bernabeu.

Referi Undiano Mallenco e luajti rolin e liderit, duke dhënë tri penallti gjatë ndeshjes, dy për Barçën dhe një për Realin, ndërsa e ndëshkoi me karton të kuq Sergio Ramosin.

Për këtë, ylli portugez dha akuza të rënda pas lojës për gjyqtarin spanjoll, i cili e dha një penallti të paqenë për Realin, pasi Dani Alves e ndali Ronaldon jashtë 16 metërshit.

“Është mëkat i madh që Ronaldo ankohet për referin pas një ndeshjeje të madhe si kjo. Nëse ne shkojmë dhe e diskutojmë çdo vendim individual, atëherë penalltia e Ronaldos ishte jashtë zonës. Nuk është fer të flasim për referin. Ai nuk pati ndonjë influencë në rezultatin final”, deklaroi qendërmbrojtësi spanjoll pas ndeshjes.

Falë kësaj fitoreje, Barcelona iu afrua në një pikë liderëve nga Madridi, Atleticos dhe Realit, në krye të La Ligas, duke e hapur garën për titull të kampionit.