Pique: Real Madrid – Atletico Madrid, ky dua të jetë rezultati

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se do t’i pëlqente që derbi mes Real Madridit dhe Atletico Madridit të përfundonte në barazim.

Sport

24/02/2016 10:37

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka pranuar se do t’i pëlqente që derbi mes Real Madridit dhe Atletico Madridit të përfundonte në barazim.

Reprezentuesi spanjoll synon që me skuadrën e tij të shkëputet edhe më tepër në krye të La Ligës.

Gjiganti katalan aktualisht kryeson me 63 pikë, kurse Atletico Madrid ka 55, një më shumë se Real Madrid.

“Real Madrid – Atletico Madrid, një barazim nuk do të ishte i keq”, u shpreh Pique për mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

Real Madrid dhe Atletico Madrid takohen të shtunën në Santiago Bernabeu. Kurse, Barcelona ndeshet me Sevillan të dielën.