Pique, president i Barcelonës

Sot është një prej futbollistëve kryesor të Barcelonës, por në të ardhmen lehtë mund të ndodh që të ketë një rol sërish të rëndësishëm tek gjiganti katalan. Qendërmbrojtësi Gerard Pique është futbollisti i radhës që pritet të vazhdojë kontratën e tij me Barcelonën, duke konfirmuar të ardhmen e tij në ‘Camp Nou’. Reprezentuesi spanjoll ka…

Sport

04/03/2014 10:54

Sot është një prej futbollistëve kryesor të Barcelonës, por në të ardhmen lehtë mund të ndodh që të ketë një rol sërish të rëndësishëm tek gjiganti katalan.

Qendërmbrojtësi Gerard Pique është futbollisti i radhës që pritet të vazhdojë kontratën e tij me Barcelonën, duke konfirmuar të ardhmen e tij në ‘Camp Nou’.

Reprezentuesi spanjoll ka pranuar se ende nuk është duke e planifikuar të ardhmen, por e ka lënë të hapur mundësinë që të jetë i interesuar të bëhet president i klubit, pas përfundimit të karrierës si futbollist.

“Unë president? Tani për tani nuk mund ta paramendoj këtë rol për të ardhmen sepse ende jam futbollist aktiv. Mirëpo, në jetë kurrë nuk i dihet se qka mund të ndodh”, deklaroi Pique për të përditshmen sportive katalane Sport.

Së bashku me yje si Lionel Messi, Xavi, Iniesta, Jordi Alba e të tjerë, Pique është një prej futbollistëve të dalë nga akademia e famshme e Barcelonës, La Masia.