Pique nuk do ta harrojë kurrë kartonin e kuq ndaj Olympiacosit

Gerard Pique nuk do ta harrojë kurrë kartonin e kuq ndaj Olympiacosit.

Sport

19/10/2017 07:07

Gerard Pique u ndëshkua me karton të kuq në duelin mes Barcelonës dhe Olympiacosit në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi i ekipit katalan u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë skuadrën e tij me 10 futbollistë për pjesën më të gjatë të ndeshjes.

Por, mungesa e tij nuk i solli probleme ekipit të Barcelonës që prapë shënoi fitore me reszultat 3:1, përcjell “lajmi.net”.

Mirëpo, Pique nuk do ta harrojë kurrë kartonin e kuq ndaj Olympiacosit sepse ishte i pari në karrierën e tij në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/