Pique: Neymar kurrë te kjo skuadër

Gerard Pique ka thënë se bashkëlojtari i tij te Barça, Neymar, kurrë nuk do të transferohet në Real Madrid.

Sport

29/02/2016 08:00

Pique është aq i bindur që Neymar nuk do të transferohet në Real Madridt, sa do ta vendoste gjymtyrët e trupit në bast për këtë gjë.

“Do ta vendosja krahun apo dorën në bast që Neymar kurrë s’do t’i bashkohet Real Madridit”, deklaroi mbrojtësi.

“Atij i pëlqen Barcelona aq shumë, ai e do klubin dhe mendoj se do të qëndrojë këtu për shumë vite”, shtoi Pique.

Neymar është lidhur me një kalim në Real tash e sa kohë, madje braziliani kërkohej nga Los Blancos, edhe në kohën para se të kalonte te katalunasit.