Pique mungon në El Clasico

Barcelona nuk do të mund të llogarit në Gerard Pique, në finalen e Copa del Rey, e cila do të zhvillohet të mërkurën mbrëma, ndaj Real Madridit. Mbrojtësi spanjoll ka pësuar lëndim në fillim të muajit prill dhe pritej rikthimi i tij për El Clasicon e radhës. Mirëpo, sipas RAC 1, testet e bëra të…

Sport

14/04/2014 23:06

Barcelona nuk do të mund të llogarit në Gerard Pique, në finalen e Copa del Rey, e cila do të zhvillohet të mërkurën mbrëma, ndaj Real Madridit.

Mbrojtësi spanjoll ka pësuar lëndim në fillim të muajit prill dhe pritej rikthimi i tij për El Clasicon e radhës.

Mirëpo, sipas RAC 1, testet e bëra të hënën konstatuan se futbollisti i lindur në vitin 1987 nuk ka pasur përgjigje pozitive.

Për këtë, Tata Martino duhet të gjejë alternativa, pasi përfaqësuesi spanjoll do të përfundojë në bankinë të mërkurën mbrëma.