Pique mbron Fabregasin, kritikon Barcelonën

Gerard Pique lavdëron bashkëlojtarin e tij Cesc Fabregas dhe shpreson që ai të mos largohet nga Barcelona. Ai thotë se Fabregas nuk është vlerësuar sa duhet në Camp Nou.

Sport

04/06/2014 20:46

Qendërmbrojtësi Gerard Pique i ka dalë në mbrojtje Cesc Fabregasit pas spekulimeve të vazhdueshme rreth largimit të tij nga Barcelona, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Pique lavdëroi bashkëlojtarin e tij dhe uroi që ai të mbetet në Camp Nou. “Nuk e di se çka do të ndodhë, por shpresoj që Cesc të mbetet edhe më tutje me ne”, deklaroi Pique gjatë një konference për shtyp.

Për më tepër, ylli i gjigantit katalan nuk kurseu fjalë të ashpra për klubin, duke thënë se Fabregas nuk është vlerësuar sa duhet.

“Cesc asnjëherë nuk është vlerësuar mjaftueshëm në Barcelonë. Nuk është vlerësuar ashtu siç e meriton. Cesc do të funksionojë në çdo klub të botës, por në Barcelonë është mjaft e komplikuar”, u shpreh Pique.