Pique: Kurrë në Real Madrid

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka insistuar se kurrë nuk do ta konsiderojë mundësinë e transferimit tek rivali më i madh, Real Madrid.

Sport

25/03/2015 08:47

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se kurrë nuk do të transferohej në Real Madrid.

Dashuria e tij për gjigantin katalan është aq e madhe sa që Pique nuk ka shans që të konsiderojë mundësinë e kalimit në Santiago Bernabeu.

“Real Madrid? Kurrë nuk i dihet por kurrë nuk mund ta veshi atë fanellë, për mua Barcelona gjithmonë ka qenë gjithçka”, deklaroi Pique për “Cadena Ser”.

“Është folur për interesimin e Realit, por isha i lumtur në Manchester dhe mendoja vetëm për opsionin e rikthimit në Barcelonë, që edhe ndodhi në fund”, u shpreh ai.