Pique, karton i qëllimshëm?

Gerard Pique dyshohet se u ndëshkua qëllimisht me karton të verdhë për të pastruar bilancin e tij për duelet e mëtutjeshme duke marrë parasysh se Barcelona siguron kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/02/2016 15:04

Barcelona mposhti Arsenalin në udhëtim me rezultat 2:0.

Por, mbrojtësi Gerard Pique u ndëshkua me karton të verdhë dhe do të mungojë ndeshjen e kthimit në Camp Nou.

Megjithatë, sipas mediave spanjolle Pique u ndëshkua qëllimisht për të pastruar bilancin për duelet e mëtutjeshme, duke marrë parasysh se katalanët e sigurojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përcjell “Lajmi.net”.

Barcelona mposhti Arsenalin me dy golat nga Lionel Messi.