Pique i shqetësuar: ‘Duhet të jemi më të mirë të martën’

Gerard Pique ka bërë thirrje tek shokët e skuadrës që të përmirësohen për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Lyon.

Sport

17/02/2019 09:59

Qendër mbrojtësi ka thënë se Barcelona duhet të jenë më fluid në javët e ardhshme, pas performances jo të mirë në fitoren 1:0 kundër Valladolid.

Skuadra katalane vuajti shumë para portës kundërshtare, duke lëshuar disa raste të mira për shënim.

“Ne nuk luajtëm mirë. Nuk ishte paraqitje e mirë. Ne nuk ishim Barcelona që duam të jemi” ka thënë Pique, transmeton lajmi.net.

“E mira e vetme ishte fitorja, dhe kthimi tek rruga e fitores, por ne duhet të përmirësohemi. Sensacionet nuk janë të mira dhe duhet të jemi më të mirë të martën. Nëse jo, gjërat nuk do të shkojnë mirë” ka thënë tutje mbrojtësi spanjoll.

Skuadra e Barcelonës do të përballet me Olympique Lyon këtë të martë, në kuadër të 1/16-ës së finales në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/