Pique i bën komentin më të bukur Shakirës

Janë çift shumë i dashur për publikun.

ShowBiz

04/06/2018 12:40

Këngëtarja Shakira dhe bashkëshorti i saj Gerard Pique kanë qenë cak i thashethemeve ditët e fundit, shkruan lajmi.net.

Kjo ngase u përfol se çifti i kanë dhënë fund lidhjes, por përmes rrjeteve sociale ata kanë dëshmuar krejtësisht të kundërtën.

Lidhja e tyre është si çdo herë për mrekulli, Pique ishte i pranishëm së fundi në provat e këngëtares për turne.

Ndërsa, në një video që ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram me të cilën falënderoi fansat për përkrahjen, bashkëshorti i bëri komentin më të bukur.

““Meriton kaq shumë. Të dua”, ishte komenti që Pique la mbi videon e Shakirës që nuk lë vend për dyshime rreth acarimit të marrëdhënieve të tyre. /Lajmi.net/