Pique, edhe katër vjet në Barcelonë

Barcelona pritet ta sigurojë për një periudhë afatgjate, njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të saj. Po flasim për qendërmbrojtësin Gerard Pique, i cili është shumë afër vazhdimit të kontratës me klubin spanjoll. Sipas uebfaqes spanjolle Mundo Deportivo, e afërt me kampionin aktual spanjoll, javën e kaluar, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve…

Sport

28/02/2014 13:30

Barcelona pritet ta sigurojë për një periudhë afatgjate, njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të saj. Po flasim për qendërmbrojtësin Gerard Pique, i cili është shumë afër vazhdimit të kontratës me klubin spanjoll.

Sipas uebfaqes spanjolle Mundo Deportivo, e afërt me kampionin aktual spanjoll, javën e kaluar, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet katalunasve dhe Manchester Cityt, ka pasur një takim në mes të Arturo Canales, menaxher i futbollistit spanjoll dhe Andoni Zubizarretas, drejtor sportiv i klubit.

Takimi është zhvilluar në Angli, për t’ia dhënë shtytjen definitive kësaj marrëveshjeje. Për ish futbollistin e Manchester Unitedit, parashihet të nënshkruhet një kontratë, e cila do ta lidh përfaqësuesin spanjoll me Barcelonën deri në vitin 2018.

Pique, bashkëshort i këngëtares kolumbiane Shakira, është qendërmbrojtësi kryesor i viteve të fundit në Camp Nou. Me Carles Puyolin që po plaket, drejtuesit e klubit spanjoll po planifikojnë ta sjellin një tjetër qendërmbrojtës kualitativ, i cili do të luante përkrah Piques.