Pique do jep sonte shpjegim për postimin me Neymarin në rrjetet sociale (FOTO)

Gerard Pique befasoi dhe gëzoi të gjithë tifozët me postimin në rrjetet sociale se Neymar do të qëndrojë.

Sport

25/07/2017 20:34

Për këtë spanjolli do të jep shpjegim sonte (e martë) pasi ai është lojtari i zgjedhur nga Barcelona për konferencën për media para ndeshjes miqësore ndaj Manchester Uniedit.

Dhe normalisht mbrojtësi nuk do t’i shpëtojë pyetjeve rreth të ardhmes së Neymar dhe nisur nga cka e ka bërë atë postim ditë më parë.

ESPN ka raportuar më herë se Neymar ka qenë i nervozuar pasi ka parë postimin e spanjollit, sepse ai është vënë në situatë jo të mirë para PSG me të cilët ende është në bisedime. /Lajmi.net/