Pique dhe Casillas kapen keq për më të mëdhenjtë në sport (FOTO)

Triumfi historik i Roger Federer në Wimbledon ka hapur një debat interesant në Twitter mes Gerard Pique dhe Iker Casillas.

Sport

16/07/2017 23:12

Pique dhe Casillas jo pak herë kanë pasur mos dakordime në rrjete sociale, e këtë herë janë marrë me sportistët më të mëdhenj.

Ishte Pique i parë që reagoi në Twitter pas triumfit të Federer në Wimbledon.

“Leo Messi, Michael Jordan, Roger Federer. Më të mirët që unë kam parë”, ka shkruar Pique në Twitter, përcjell lajmi.net.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Casillas, që kësaj liste ia ka shtuar edhe disa emra.

“Unë do të shtoja edhe Kobe Bryant, Cristiano Ronaldo, Rafael Nadal, Tiger Woods, Michael Schumacher, Michael Phelps, Valentino Ross, Serena Willimas”, ishte përgjigja e Casillas për Pique./Lajmi.net/