Pique befason me deklaratën e tij për shortin e Ligës së Kampionëve

Gerard Pique ka gjithmonë deklarata interesante.

Sport

17/03/2017 11:19

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se nuk ka ndonjë preferencë për kundërshtar në shortin e çerekfinales në Ligën e Kampionëve.

“Atletico Madridin e kemi eliminuar nga Copa dhe në duelin e fundit në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Pique për mediat spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

“Nuk kam frikë nga askush dhe asgjë. Kundërshtari me të cilin do të takohemi, cilido qoftë ai do të jetë i vështirë”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6