Pioli tregon pse humbi Interi

Stefano Pioli ka folur pas humbjes së Interit.

Sport

09/04/2017 21:15

Trajneri i Interit ka fajësuar skuadrën e tij për qasje të gabuar në ndeshjen ndaj Crotones, ndeshje të cilën e humbën 2:1.

“Qasja jonë ishte e gabuar. Ne kemi bërë shumë gabime në këtë ndeshje, dhe këto na kushtuan. Ne duhej të tregonim një mentalitet ndryshe në këtë ndeshje”, ka deklaruar Stefano Pioli.

“Ne u përpoqëm të riktheheshim, por bëmë shumë gabime, sidomos në 20 minutat e parë”./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy