Pioli flet për derbin me Romën

Trajneri i Interit, Stefano Pioli, ka folur për përballjen me Romën.

Sport

24/02/2017 16:57

Të dielën në ‘San Siro’, Interi pret Romën në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A.

Përballjen me Romën, Pioli e cilëson shumë të rëndësishme, pasi nga kjo ndeshje mund të përcaktohen shumë gjëra rreth objektivit të tyre, Ligës së Kampionëve.

“Do të jetë një lojë shumë e rëndësishme. Ne kemi bërë gjithçka brenda fuqive tona për t’u siguruar se të ngushtojmë diferencën me Romën”, deklaroi Pioli në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

“Ne do të japim maksimumin kundër një ekipi të fortë si Roma. Jemi përgatitur për këtë lojë sikur për çdo tjetër. E dimë se mund të fitojmë, por duhet të luajmë si ekip dhe të jemi të fokusuar”.

Pas 25 ndeshjeve Roma zë vendin e dytë me 56 pikë, ndërsa Interi me 48 pikë renditet në vendin e katërt./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6