Pinto, lojtar i ndeshjes

Jose Pinto e ka fituar çmimin ‘futbollisti më i mirë i vitit’. Por, këtë çmim ia dhanë me shaka tifozët e Real Madridit, të cilët e votuan portierin spanjoll si më të mirin, pas fitores së ekipit të tyre në finale të Copa del Rey.

Sport

17/04/2014 19:08

Futbollistët e Real Madridit kanë bërë shaka me portierin Jose Pinto, duke e zgjedhur si futbollistin më të mirë të ndeshjes, në finale të Copa del Rey, të mërkurën mbrëma.

‘Los Blancos’ fituan 2:1 ndaj Barcelonës, ndërsa portieri spanjoll i pranoi dy gola të lehtë, të parin nga Angel Di Maria, ku sigurisht se mund të reagonte më mirë, ndërsa tek goli i dytë, Gareth Bale ia futi topin nën këmbë.

Televizioni spanjoll TVE, i cili e bëri pyetjen rreth futbollistit të ndeshjes, e fshiu këtë pyetje në rrjetin social, pasi 38 vjeçari i mori 75 për qind të votave.

Ndërkaq, 20 për qind të votave i fitoi ylli i Merengues, Gareth Bale.