Pinte 8 litra Pepsi në ditë, gjen vdekjen 38 vjeçarja

Një femër dhe nënë 38 vjeçare nga Britania e Madhe ka gjetur vdekjen pas konsumit të tepruar të kafeinës.

Bota

04/11/2015 19:26

Victoria Lane, besohet që ajo të ketë konsumuar deri në tetë litra Pepsi në ditë, e cila ka dalë të jetë fatale për të.

E gjithë kjo për shkak efektit që kishte përzierja e ilaçeve me pijen Pepsi, të cilën e përdorte ajo.

Raportohet që ajo të ketë përdorur deri në katër shishe 2 litërshe të pijes Pepsi.

Në këtë mënyrë thoshte se luftonte problemin e gojës së thatë, për shkak të ilaçeve. Ajo po ashtu vuante nga depresioni dhe paranoja.

Më përpara ajo konsumonte edhe shumë alkool, deri në një shishe vodka në ditë, transmeton lajmi.net.