Pini tre kafe në ditë, zvogëlojnë rreziqet e sulmit në zemër – Lajmi.net
Pini tre kafe në ditë, zvogëlojnë rreziqet e sulmit në zemër
Autori: Lajmi.net Lifestyle 11:49, 27 April 2018
Pirja e tre filxhanëve kafe në ditë, nuk dëmton zemrën tuaj madje një mënyrë e tillë e konsumimit të saj mund të zvogëlojë rreziqet që zhvillojnë ritmin jonormal të zemrës.

 

Kështu thotë një hulumtim i ri, realizuar nga Kolegji amerikan i Kardiologjisë, ndërsa theksohet se hidhen poshtë të gjitha raportimet se konsumimi i kafeinës keqëson shëndetin e zemrës, njofton Klan Kosova.

Më tej në studim potencohet se me vetëm tre kafe në ditë, njeriu ulë rreziqet palpitimit me 13 për qind duke bërë kështu zvogëlimin e rrezikut të ndonjë sulmi në zemër apo goditjes në tru.

Studimi i ri është prova e fundit që konfirmon se deri në gjashtë filxhanë në ditë kafe, janë të sigurta dhe përfitimet shëndetësore i tejkalojnë rreziqet e saj.

Fjalët kyçe: Kafe, kardiologe

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play iStunt 2
  • Play World Soccer Champion
  • Play Urban Basketball
  • Play Urban Basketball