Pini këtë pije që të shkrini dhjamin e barkut

Të jeni mbipeshë nuk do të thotë se keni probleme shëndetësore, pasi ka shumë njerëz të tillë që kanë shëndet të shkëlqyer. Por ka gjithashtu shumë njerëz me peshë normale që kanë probleme metabolike të mëdha.

Lifestyle

17/06/2016 12:18

Yndyra e barkut mund të shkaktojë probleme serioze, prandaj ne ju ofrojmë një mjet të fuqishëm për të eliminuar kolesterolin e lartë dhe dhjamin në zonën e barkut. Është shumë i lehtë për t’u përgatitur. Ju duhet vetëm limon, majdanoz, ujë dhe sodë buke. Provojeni dhe do të habiteni me rezultatet.

1 kg limonë

5-6 tufa majdanoz

3 litra ujë

1 pako me sodë buke

Si ta përgatisni:

Lani limonin me ujë të ftohtë dhe priteni në mes. Merrni një tas, mbusheni me ujë të nxehtë dhe hidhni sodë në të. Më pas vendosni limonin dhe majdanozin për disa minuta. Hiqeni majdanozin dhe limonin nga ena, prisni majdanozin në copa të vogla, edhe limonin gjithashtu. Merrni majdanozin dhe fetat e limonit dhe vendosini në një enë tjetër. Hidhni 3 litra ujë dhe zieni përbërësit për rreth 2-3 orë. Ju do të përfitoni rreth 1.5 litra shurup, i cili është i mjaftueshëm për 15 ditë, në qoftë se e pini rregullisht. Pijeni çdo mëngjes me stomak bosh. Doza duhet të jetë e barabartë me një filxhan rakie (100-200 ml). Përpara konsumimit të kësaj pije, konsultohuni me mjekun.