Pilula që shkakton abortin

Më shumë se gjysma e femrave në botë do të kishin dëshirë që të ekzistonte një pilulë e cila e ndalon shtatzëninë e hershme – pilulë kjo e cila shpejt mund të bëhet realitet.

Lifestyle

04/06/2015 16:58

Një pilulë mujore e cila ndalon zhvillimin e shtatzënisë së hershme – pasi që veza e fekonduar të jetë futur në rreshtim të mitrës – do t’i lejonte femrat që të kenë më shumë kontroll mbi fertilitetin e tyre, tha një organizatë sot.

“British Pregnancy Advisory Service” bëri të ditur se më shumë se gjysma e femrave të anketuara për këtë pilulë thanë se me më dëshirë do ta dëshironin një pilulë të tillë mujore se sa të abortonin në metodën aktuale – pilulë kjo e cila mund të jetë shumë shpejt një realitet, transmeton Lajmi.net.

Pilula punon duke shkëputur çdo vezë të fekonduar nga rreshtimi i mitrës. Shumica e femrave të anketuara thanë se janë pro idesë.

Në Britani të Madhe ligji për abortin nuk lejon që gratë të heqin fëmijën e tyre në çdo kohë. Gratë mund t’i japin fund shtatzënisë së tyre vetëm deri në 24 javë, nëse procedura nënshkruhet nga dy mjekë dhe kryhet në klinikë të regjistruar, transmeton Lajmi.net.

Aktualisht, kontraceptimi punon duke parandaluar spermën që të arrijë vezën, ose duke parandaluar vezën të pllenohet në rreshtimin e mitrës.

Ideja e krijimit të kësaj pilule nuk është duke u përkrahur nga shteti, kështu që për momentin çdo ilaç i cili ndalon zhvillimin e shtatzënisë do të konfiskohet në përputhje me ligjet atje.

Çdo grua e cila përpiqet t’i japë fund shtatzënisë pa i plotësuar kushtet e përcaktuara nga ligjet e shtetit, kryen një vepër penale dhe mund të burgoset deri në 12 vjet.