Pilula e mençur e Google që ju tregon saktë a keni kancer

Laboratori për hulumtime i Google është duke zhvilluar një sistem paralajmërimi të hershëm për kancer, që kombinon një pilulë të zgjuar me një senzor që vendoset në dorë.

Auto & Tek

29/10/2014 15:59

Google është duke zhvilluar një sistem detektues për kancer i cili kombinon një pilulë të zgjuar me një senzor që vendoset në dorë.

Pilula është e mbushur me gjurmues të molekulës të njohur si ‘nanopartikë’ të cilët hyjnë në gjak dhe mund të identifikojnë kancerin duke u bashkëngjitur me qelizat e kancerit, transmeton Lajmi.net.

Një pajisje e veçantë me magnet më pas do të jetë në gjendje që t’i nxjerrë ‘nanopartikët’ – që janë magnetikë – në drejtim të tij kështu që të mund të detektohen dhe të numërohen.

Ideja është që ndryshimet e vogla në biokiminë e një personi të veprojnë si një sistem paralajmërimi i hershëm.

Sistemi i Google vazhdimisht monitoron gjakun për gjurmë unike të kancerit, duke e bërë të mundur që njerëzit të diagnozstifikohen me kancer shumë më përpara se të shfaqen simptomat, transmeton Lajmi.net.

Projekti, i cili është ende në fazë të hershme, është duke u drejtuar nga kompania kërkimore e kompanisë, Google X, që punon në zhvillimin e shpikjeve potencialisht revolucionare.

Më shumë se 330,000 njerëz janë të diagnostifikuar me kancer çdo vit në Britani të Madhe, dhe miliona më shumë persona në gjithë planetin e kanë këtë sëmundje.