Piloti shpjegon: Kur duhet të shqetësoheni nga turbulencat ajrore

Shumica e atyre që kanë fluturuar me avion, kanë përjetuar turbulencat.

Fun

19/04/2016 23:17

Por ndërsa ka shumë që nuk kanë frikë, të tjerë terrorizohen. Një pilot ka treguar për ‘Ask The Pilot’ se çfarë janë turbulencat dhe kur duhet të shqetësohemi.

Patrick Smith thotë se turbulencat, edhe pse duken shqetësuese, në fakt janë diçka normale. “Pilotët nuk janë të shqetësuar me krahët që lëvizin, por ata përpiqen që të qetësojnë pasagjerët”.

Pilotët po ashtu e ngadalësojnë shpejtësinë e avionit në atë që njihet si kalimi i turbulencës, por ju nuk e dalloni sepse nuk ndryshon shumë nga shpejtësia normale.

Por a rrezikon turbulenca avionin?

“Është e lehtë të imagjinosh avionin si një skaf në mes të një deti të mbushur me dallgë. Por nuk është kështu, përveçse në raste shumë të rralla”.

“Avioni nuk mund të përmbyset apo të rrëzohet nga xhepat e ajrit. Është fenomen i bezdisshëm, por avioni nuk bie”.

Por sa ndikon tek avioni? Sipas Patrick, avioni nuk lëviz nga kursi i tij edhe në turbulencën më të keqe.

Ai tha se në një rast, kur turbulenca vazhdoi për disa minuta, avioni nuk lëvizi më shumë se dhjetë metër. Mbi të gjitha, drejtimi nuk ndryshon pasi avioni e korrigjon automatikisht rrugën.

A mund të parashikohen turbulencat? Patrick thotë se në shumë raste mund të parashikohen, duke ndjekur motin dhe radarët.

Por në disa raste thjesht ndodh që mund të biesh në turbulenca. Nëse kjo ndodh, kujtoni thënien e Patrick se pilotët janë më shumë të shqetësuar se mos ju derdhet kafeja sesa mund të rrëzohet avioni.