Piloti më me fat në botë, ja nga çfarë shpëtoi (VIDEO)

Garat Formula 1 Air janë gara ku rreziqet janë shumë të mëdha, sidomos gjatë ngritjes në ajër.

Fun

21/09/2016 15:22

Një rrezik të tillë e përjetoi edhe piloti i fluturakes Hot Stuff, Thom Richard i cili ishte shumë me fat që i shpëtoj vdekjes. Fluturakja e tij pësoi një defekt gjatë procesit të ngritjes në fluturim dhe mbeti në pistë duke u goditur më pas nga një aeroplan prapa tij.

Kamera e cila ishte e vendosur në aeroplan ka kapur pamjet të cilat dëshmojnë se sa me fat ishte ky pilot.

Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale askush nuk mbeti i lënduar nga ky incident./GazetaExpress