Piloti gjerman i kishte shqyer letrat e pushimit mjekësor

Bashkë-piloti gjermani Andreas Lubitz i cili së bashku me veten e tij ka shkaktuar vdekjen dhe të 149 njerëzve tjerë në aeroplanin “German Wings e ka fshehur nga punëdhënësit e tij se vuante nga depresioni, tregojnë organet e hetuesisë.

Bota

27/03/2015 16:32

Hetuesit kanë gjetur në mesin e dokumenteve dhe disa letra të shqyera ku gjenden udhëzimi për pushim mjekësor të nënshkruar nga mjeku i tij. Në mesin e tyre është një e dërguar në datën kur ka ndodhur tragjedia në Alpet franceze.

Momentalisht nuk është bërë e ditur se për cilat arsye Lubitz duhej të shkonte në pushim mjekësor por supozohet se bëhet fjalë për problem psikike të lidhura me depresionin.

Prokurori gjerman ka thënë se nuk ka dëshmi për motive politike ose fetare për veprën e tij e as ndonjë porosi kërkim faljeje.

Bashkë-piloti i cili është cilësuar fajtor për rrëzimin e aeroplanit e ka pasur “një lloj diagnoze” në dosjen e tij mjekësore kanë thënë më herët autoritetet.

Siç shkruan Bild Lubitz i ka kaluar 18 muaj në psikiatri dhe me atë rast është diagnofistkuar me “episode të kohëpaskohshme të depresionit”.

Sipas “Bild” e cila e ka parë dosjen e tij nga burimet e Lufthansa që është pronare e “German Wings” në të shkruan Lubitz ka pasur probleme psikike për të cilat duhet kujdes special dhe të rregullt.

aa