Pikturat me ëmbëlsira

Artisti Will Cotton ka një formë të veçantë të të bërit art. Shumica e punëve të tij janë piktura të bëra nga ëmbëlsirat. Ai mëton të eksplorojë lakminë, bukurinë dhe dëshirën. Për më shumë, shikoni fotografitë brenda.

ShowBiz

28/02/2014 22:20

Will Cotton është i njohur ndërkombëtarisht për pikturat e tij me peizazhe utopiste, shpesh të kompozuara nga ëmbëlsira në të cilat janë të vendosura figurat femërore.

Vizatimet e Cotton dhe projektet interaktive mëtojnë të eksplorojnë lakminë, bukurinë dhe dëshirën.

Ambientet janë të pikturuara në madhësi të mëdha, të cilat Cotton i ndërton në studion e tij dhe që bëhen nga ëmbëlsirat.

Figurat e pikturuara ndërthuren aq mirë në këto imazhe, duke krijuar kështu shtrembërime të shkallës dhe hapësirës në piktura të cilat në të njëjtën kohë janë të vendosura aq mirë në bazament, e janë shumë bindëse.

Cotton ishte drejtor artistik i videos muzikore California Gurls të këngëtares Katy Perry. Për projektet multimediale, Cotton po ashtu ka bashkëpunuar me koreografin Charles Askegard dhe me kompozitorin John Zorn për Platformën 11.

Me origjinë nga New Paltz, New York, Will Cotton ka përfunduar Artet e Bukura në New York. Puna etij përfshinë një varg koleksionesh për muze të ndryshme në mbarë Amerikën.

Cotton aktualisht jeton dhe vepron në qytetin e New York’ut.