Pikturat e vjedhura të Van Gog kthehen në muze

Në Muzeun Van Gog në Amsterdam janë kthyer dy pikturat e artistit të njohur holandez të vjedhura nga ky muze para më shumë se 14 vitesh.

ShowBiz

21/03/2017 12:43

Në pyetje janë pikturat e krijuara në vitin 1882 “Peizazhi në Sheveningen” dhe një më vonë “Besimtarët në dalje nga kisha reformatore në Nuenen”, të cilat i ka gjetur polica italiane.

Policia në Napoli zbuloi se këto piktura janë të çmueshme gjatë aksionit kundër pjesëtarëve të klanit mafioz Kamora.

Drejtori i Muzeut “Van Gog”, Aksel Rueger tha se kthimi i pikturave është në mesin e “Ditëve më të veçanta në histori” të këtij muzeu.

Ai tha se pikturat janë dëmtuar në masa të panjohur gjatë vjedhjes në vitin 2002, por edhe gjatë viteve të kaluara.