Piktura e vitit 1860 shfaq një grua me iPhone në dorë

Mund t’ju duket sikur celularët iPhone kanë qenë gjithmonë këtu, por ka pasur kohëra kur teknologjia nuk ka ekzistuar fare.

Fun

14/11/2017 18:38

Vetëm 15 vite më parë, njerëzit komunikonin përmes telefonave kabllor që i kishin në shtëpi.

Kështu që imagjinojeni se si ishte befasuar Glaswegian Peter Russell kur kishte parë një grua me iPhone në një pikturë të vitit 1850, transmeton Gazeta Express.

Ai e vërejti këtë kur e vizitoi muzeun Neue Pinakothek në Munich me partnerin e tij. Piktura – e bërë nga artisti austriak Ferdinand Georg Waldmucher – shfaq një burrë të ri në gjunjë, duke i ofruar një lule rozë vajzës që po i afrohej.

Megjithatë, ajo që e habiti atë është se vajza në pikturë ka kokën e ulur, duke shikuar në atë çfarë duket të jetë si një iPhone. Pajisja duket sikur e ndriçon fytyrën e saj, duke e shfaqur atë gjithashtu të shpërqendruar përderisa ecën.

A udhëtoi në kohë piktori i kësaj pikture?