Piktori shpikë shiringën që mund të shpëtojë miliona jetë

Shiringa që shpëton jetë menjëherë thehet nëse përdoruesi përpiqet që ta përdorë atë për të dytën herë, duke parandaluar që të përhapen sëmundje përmes gjilpërave të përdorura.

Lifestyle

24/02/2015 17:10

Një piktor nga Britania ka folur me krenari për shiringën e tij që përdoret vetëm njëherë, shiringë kjo e cila është kërkuar të bëhet tashmë 30 vjet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Marc Koska, 53 vjeç, tha se ideja e tij për të krijuar këtë shiringë për një përdorim e cila efektivisht thehet pas tentimit për ta përdorur për të dytën herë i erdhi pasi që e lexoi një artikull në gazetë në lidhje me përhapjen e HIV-it përmes gjilpërave të përbashkëta, transmeton Lajmi.net.

Dizajni me të cilin ai erdhi në përfundim është tani duke u përdorur në vendet e zhvilluara të botës, duke u quajtur kështu “shiringa e mençur”, ndërsa ajo i ka inkurajuar prodhuesit që të fillojnë t’i prodhojnë këto shiringa me të madhe sa më shpejtë që është e mundur dhe të dërgohen edhe në vendet e pazhvilluara.

Një studim i kohëve të fundit vlerësoi se në vitin 2010, më shumë se 1.7 milionë njerëz ishin infektuar nga hepatiti B, më shumë se 315,000 me hepatitin C dhe më shumë se 33,800 kishin marrë HIV-in nga injeksionet e pasigurta.