“Pikëllimi” i gëzohet vdekjes (Foto)

Nëse një kompani biznes i gëzohet punës, pasi ajo gjeneron përfitime, atëherë kompania “Pikëllimi” i gëzohet vdekjes.

Fun

07/03/2016 21:41

Kjo kompani merret me transport të të vdekurve nga Evropa në shtetet e Ballkanit ku jetojnë shqiptarët. Motoja e saj është “Mos le brengë askujt – Sigurohu”.

“Në rast vdekje të një anëtarit të familjes ky sigurim i merr përsipër të gjithat obligimet e dokumenteve dhe transportin për në vendlindje. Edhe në momentet më të vështira, jemi me ju”, thuhet në faqen e kësaj kompanie, raporton lajmi.net

Ndonëse uron klientët e saj për shëndet dhe jetë të gjatë, kjo kompani ka edhe një çmimore për anëtarësim. Ato variojnë varësisht nga mosha: për moshat 18-29 vjet, pranimi është falas, për 30-49 kostoja është 49.95 euro, ndërkaq për personat me potencialitet më të madh për të ndërruar jetë 50-59 vjet, çmimi është 399.95 euro. Po ashtu është e vendosur edhe një tarifë vjetore. /lajmi.net