Pikat e marrëveshjes për kthimin e Listës Serbe

Njëra nga arsye e kthimit të Listës Serbe në institucionet e Kosovës është marrëveshja se nuk do të ketë hapa të njëanshëm të partnerëve në koalicion PDK-së dhe LDK-së, kur është fjala për privatizimin e ndërmarrjeve publike në komunat me shumicë serbe.

Lajme

24/04/2015 17:03

Kështu ka thënë sot ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, i cili bëri të ditur se, ndër pikat tjera, kryesore, është edhe formimi e, siç e quan ai, Bashkësisë së komunave serbe.

“Pika kyçe e marrëveshjes është formimi i Bashkësisë së komunave serbe në Kosovë. Do të formohen grupe punuese  që merren me këtë çështje”, ka thënë Mariq për televizionin Most të Zveçanit, transmeton lajmi.net.

Pika e dytë e marrëveshjes është privatizimit dhe, siç ka thënë Mariq, “më nuk do të ketë vendime të njëanshme lidhur me këtë çështje”. (lajmi.net)