Pikat e dobëta të Buffonit? Kështu përgjigjet Ronaldo

Një nga duelet më interesante në finalen e Ligës së Kampionëve, është përballja mes Giggi Buffon dhe Cristiano Ronaldo.

Sport

02/06/2017 18:35

Të dy këta, yje dhe të pazëvendësueshëm në skuadrat e tyre, janë favoritët kryesor për ta fituar Topin e Artë, dhe avantazh të madh do të ketë ai që e fiton nesër (e shtunë) Ligën e Kampionëve, në përballjen Juventus – Real Madrid.

Cristiano Ronaldo në një intervistë të dhënë së fundi, është pyetur për pikat e dobëta të Giggi Buffonit, të cilat do të mundohet t’i shfrytëzojë në finalen e Kardifit.

“Nuk jam lojtar tipik që i pëlqen t’i shikojë videot, sepse mendoj se gjërat vijnë natyrshëm”, u përgjigj Ronaldo kur u pyet për pikat e dobëta të Buffonit, përcjell lajmi.net.

“Natyrisht është e rëndësishme të dini një apo dy pika. Për shembull gjatë gjuajtjes së lirë, mendoj për anën që është lënë më e hapur. Kur jeni një fushë shumë gjëra ndodhin në kokën tuaj dhe për to duhet të vendosni. Është e gjitha instinkt”./Lajmi.net/