Pika më e ulët në karrierën e Messit

Lionel Messi e ka arritur pikët më të ulët në karrierë. Ylli argjentinas nuk po e gjen assesi formën e dikurshme dhe kjo ka ndikuar të bie edhe loja e Barcelonës. “Pika më e ulët e Messit”. Ky është titulli i së përditshmes spanjolle Marca, sipas së cilës, ky është sezoni më i dobët në…

Sport

11/03/2014 10:00

Lionel Messi e ka arritur pikët më të ulët në karrierë. Ylli argjentinas nuk po e gjen assesi formën e dikurshme dhe kjo ka ndikuar të bie edhe loja e Barcelonës.

“Pika më e ulët e Messit”. Ky është titulli i së përditshmes spanjolle Marca, sipas së cilës, ky është sezoni më i dobët në karrierën e ‘Pleshtit’.

Në sezonin e tij më të mirë, katër herë fituesi i Topit të Artë e prekte mbi 100 herë topin për ndeshje, ndërsa këtë vit këto statistikë kanë rënë për afro 33%.

Kjo e përshkruan më së miri rënien e 26 vjeçarit, i cili duket më pak i angazhuar në lojë, në krahasim me të kaluarën.

Gjithashtu, edhe gjiganti katalunas ka rënie në lojë, por edhe në rezultate. Kishte vite të tëra që nuk e kishim parë klubin nga Camp Nou të zbriste në pozitën e tretë në La Liga, vend të cilin e mban për momentin, prapa dy skuadrave madrilene, Realit dhe Atleticos.