Pika e dobët e Barcelonës

Barcelona pësoi golat e parë në sezonin e ri në humbjen 3:2 nga Paris Saint-Germain, dy prej të cilëve erdhën pas ndërprerjeve.

Sport

01/10/2014 15:10

Barcelona nuk kishte pranuar asnjë gol deri më tani gjatë këtij sezoni, para ballafaqimit me Paris Saint-Germain në Grupin F të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo, mediat spanjolle menjëherë kanë identifikuar atë që tani për tani përshkruhet si pika e dobët e Barcelonës në repartin defanziv.

Gjiganti katalan humbi 3:2 në udhëtim te PSG, duke pranuar dy gola nga ndërprerjet.

Megjithatë, mbrojtësi Jeremy Mathieu insiston se skuadra nuk i ka problem ndërprerjet.

“Ne pranuam dy gola nga ndërprerjet dhe kjo e vështirësoi pak sa ndeshjen. Është dobësi e vogël e Barcelonës të cilën duhet ta korrigjojmë”, u shpreh ai.