Pika çudibërëse e veshit, ‘Shen men’ – Lajmi.net
Pika çudibërëse e veshit, ‘Shen men’
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 14:22, 20 March 2017
Në një emision televiziv së fundmi në Rusi, një doktor i shkencave mjekësore dhe psikologjisë, Mark Sandomirsky, këshilloi pacientët e tij të çlironin stresin duke përdorur këtë teknikë të thjeshtë.

Stresi përjetohet ndryshe në varësi të njerëzve, por gjithsesi e përbashkëta është se çdo njëri që akumulon stres fillon të ndihet jo rehat, në ankth dhe ka ndjesinë e një rëndese ose edhe dhimbjeje në disa pjesë të trupit.

Hapi i parë i çlirimit të stresit është të nxirrni ndjenjat negative dhe më pas të ‘hiqni’ efektet fizike të stresit. Këtu hyn në lojë teknika fizio-refleksive.

Trupi ynë ka disa pika anti-stres dhe gjithçka na duhet është t’i masazhojmë ato për të çliruar stresin.

Një kinez i lashtë e ka quajtur këtë pikë ‘Shen men’ që do të thotë ‘Porta për në parajsë’.

Shen men është një pikë anti-stresi që ul nivelin e tij, rrit nivelin e energjisë dhe shëndetin e përgjithshëm të organizmit.

Kjo pikë gjithashtu redukton inflamacionet dhe mund të pushojë dhimbjet në gati çdo pjesë të trupit.

Vendndodhja e kësaj pike është në pjesën e sipërme të veshit, si në figurë.

– Të përdorni një copë pambuku për të presuar dhe masazhuar këtë pjesë të veshit.
– Dëgjoni trupin tuaj me kujdes
– Merrni frymë thellë
– Kur të merrni frymë, pra të thithni oksigjen shikoni në të majtë dhe kur ta nxirrni shikoni në të djathtë
– Ndjeni sesi trupi juaj fillon të qetësohet

Këtë teknikë mund ta përdorni edhe duke përdorur gishtat në vend të pambukut, çdo herë që ndiheni të stresuar ose çdo natë para se të flini.

Image

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Bow Master Japan
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Urban Basketball