Pijet që ju duhet t’i konsumoni këtë verë

Detoksifikues, antirrudhë, bukuri e flokëve dhe nxirrje trupit, janë pesë pije që duhet t’i provoni këtë verë.

Lifestyle

10/08/2017 13:26

Të lehtë, të freksët dhe super të shëndetshëm, smoothie-t janë zëvendësues të mrekullueshëm të vakteve të verës, mëngjesit. Janë plot me vitamina dhe nutrientë, shkruan Top Channel.

Të pasura me fruta dhe perime, apo duke i shtuar dhe kos, qumësht apo pije vegjetale, smoothie-t kanë nutrientë të pazëvendësueshëm  dhe janë vlerë dhe shije aleate e shëndetit, mirëqënies e  bukurisë.

Ja këshillat e ekspertëve
Smoothie për nxirjen e trupit
Dy kumbulla të zeza të mëdha
Një karrotë e gatuar në avull
Një pjeshkë
Dy feta pjepër
4-5 luleshtrydhe
Një got kos

Smoothie për bukurinë e flokëve
Tre kumbulla të zeza të mëdha
4 grushte spinaq gjethevogël
Lëngu i një gjysmëlimoni
Një papaja
10-15 boronica.
Një lugë e vogëlk kurkuma
3 kuba akulli
fara luledielli

Smoothie drenazhues
Dy kumbulla të zeza të mëdha
Dy feta ananas
Një kastravec
2 gjethe selino
Lëngu i një limoni jeshil
3-4 gjethe mente
3 kuba akulli

Smoothie detoksifikues
Dy kumbulla të zeza të mëdha
Një tufë rukola
2 kivi
Një mollë
Një gotë me çaj jeshil
Tre kube akulli
Pak limon

Smoothie anti moshë
Dy kumbulla të zeza të mëdha
Një tas me mjedër
dy tasa me manaferra
1 cm xhinxherfil
Një gotë qumësht kokosi. /Lajmi.net/