Pijet energjetike shkaktojnë efekte anësore tek gjysma e të rinjve
Më shumë se gjysma e personave të rinj kanë përjetuar efekte anësore pas konsumimit të pijeve energjetike.
Lifestyle
Rreth 55% prej tyre janë të moshës 12-24 vjeç.
Ata kanë përjetuar të vjella, dhimbje në gjoks madje edhe sulme epileptike, edhe pse kishin konsumuar pije energjetike aq sa është e rekomanduar, një deri në dy pije brenda ditës.
Veç përmbajtjes mjaft të lartë të kafeinës, këto pije konsiderohen mjaft të rrezikshme në qoftë se konsumohen me alkool apo përgjatë ushtrimeve.
Gjithashtu është bërë thirrje që këto pije të ndalohen për fëmijë.